English

Digjet banesa, e zonja e shtëpisë përfshihet nga flakët

Peqin, 3 prill 2011, NOA- Një banesë është përfshirë nga zjarri në qytetin e Peqinit, ku si pasojë e tij ka mbetur e djegur e zonja e shtëpisë.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lolaj, dhe mendohet që zjarri të ketë rënë aksidentalisht.

E dëmtuara e këtij incidenti mban emrin Vjollca Kasa dhe është e moshës 40 vjeçare.

Kasa është dërguar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit ku dhe po kurohet nga bluzat e bardha si rrjedhojë e plagëve të marra, të cilat kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të trupit të saj.

Sapo janë sinjalizuar për rënien e këtij zjarri zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shuarjen e flakëve.

a.y/NOA

KOMENTE