English

Djeg veten me benzinë, vdes 43-vjeçarja

Librazhd, 3 prill, NOA – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në komunën Sërblevë të rrethit të Librazhdit. Rabie Trompa, 43-vjeçe, ka vrarë vetën duke u vetëdjegur me benzinë.

Mësohet se ngjara ka ndodhur gjatë orëve të natës, kur 43-vjeçarja ka marrë një shishe me benzinë që ndodhej afër saj dhe me pas i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Trompa ka qenë me aftësi të kufizuara dhe mendohet që gjendja e rënda dhe e problemeve shëndetësore dhe depresioni kanë qenë arsyet që e kanë detyruar të marrë vendimin ekstrem.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po bëhen hetimet duke marrë dëshmi nga të familjarët dhe të afërmit.

a.k./NOA

KOMENTE