Spanjë, 3 Prill NOA - Didier Drogba mund të takohet sërish me Hose Murinjon. Sipas shtypit anglez, Real Madrid është shprehur i gatshëm për të siguruar shërbimet e sulmuesit 32-vjeçar nga Bregu i Fildishtë.
Drogba gjithmonë ka qenë një ndër lojtarët më të preferuar të Murinjos dhe tani me ardhjen e Torres në radhët e Çelsit vendi i tij në formacion nuk është më i sigurt.
Për këtë arsye lojtari në fund të këtij sezoni mund të largohet dhe Reali i Madridit do të ishte një destinacion mëse i përkryer. megjithatë për të siguruar lojtarin, Reali duhet të ofrojë një shifër prej 17-18 milionë euro në drejtim të londinezëve.
r.b/NOA