English

Incident në veshjen e Milla Jovovich

SHBA, 3 Prill NOA - Veshja super fashion e VIP-ve disa herë mund të rezervojë surpriza të rrezikshme dhe këtë fakt e di mjaft mirë Milla Jovovich, e cila ka qenë viktimë e një veshje të hapur dhe të tejdukshme, më shumë seç duhej.

Veshja e bukur në ngjyrë të zezë, e zgjedhur për okazionin e ditëlindjes së mikut Michail Gorbaciov, “ra”, pikërisht në momentin që fotografët kishin drejtuar objektivin e tyre tek aktorja bukuroshe.

Të ftuarit mbetën të gjithë të habitur, fotografët vazhduan të praktikonin më shumë profesionin e tyre.

Ajo, sapo kuptoi për “incidentin që i ndodhi, vazhdoi me një ftohtësi dhe siguri në rrugën e saj, duke e ngritur fustanin dhe duke kaluar situatën sikur asgjë të mos kishte nodhur.

r.b/NOA

KOMENTE