English

Kryebashkiaku heq bustin e heroinës: Është shumë sensual

Francë, 3 prill, NOA – Gerard Cordon, kryetari i bashkisë së qytetit Neuville-en-Ferrain në Francë, ka vendosur të shpenzojë dhe 1000 euro të tjera nga buxheti i qytetit për të zëvendësuar bustin e heroinës kombëtare franceze Marianna.

Arsyeja e heqjes së bustit lidhet me format e mëdha të gjoksit që ka objekti artistik. Bashkia, prej 10 mijë banorësh, kishte porositur një skulptor që të gdhendte heroinën kombëtare në një model sa më modern. Ndërsa artisti e kishte lëshuar paksa dorën në pjesën e parme të bustit.

“Është skandal, na ka hapur shumë probleme, sidomos gjatë ceremonive të martesave. Ka pasur shumë ankesa, sidomos nga njerëzit e moshuar”, tha kryetari i bashkisë për vendimin e heqjes së bustit.

Catherine Lamarque, autorja e veprës tha se kishte vendosur që të zmadhonte gjoksin e heroinës për të dhënë idenë e zemërgjerësisë së republikës. “Kryetari i bashkisë së ka pasur para syve për 4 vite, madje e zgjodhi ai vet të tillë. Vendimi është absurd, shpresoj që të mos e shkatërrojnë ka thënë autorja.

a.k/NOA

KOMENTE