Gjermani, 3 Prill NOA - 15-vjeçarja Regina Mayer ka reaguar shumë keq në momentin që prindërit e saj i mohuan të drejtën për të pasur një kalë.
Megjithatë më pas, ajo reflektoi dhe vendosi të mos hiqte dorë nga ëndrra e saj. Për këtë arsye ajo u fut në stallën e fabrikës në Laufen, në Gjermaninë perëndimore dhe vendosi të transformonte Lunën, një lopë, në kalin e saj të shumëdëshiruar. U desh shumë durim dhe mendim, por në fund mund të themi se Regina e arriti qëllimin e saj.
r.b/NOA