English

Lesi reagon për atentatin ndaj kandidatit të LDK

Tiranë, 3 prill, NOA - Kryetari i Partisë Lidhja Demokristiane. Nikoll Lesi ka reaguar sot pas atentatit që ju bë dje kandidatit të kësaj force politike në komunën Balldren në Lezhë.

Në një deklaratë për mediat, Lesi ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kreu i LDK-së ka theksuar se kandidati Zef Doçi kishte marrë edhe më parë kërcënime për jetën.

Lesi ka theksuar se ngjarja është mjaft e rëndë dhe nuk i shërbim zhvillimit të një fushate serioze.

Ai ka kërkuar nga forcat e policisë që të bëjnë maksimumin për zbardhjen e motiveve të saj. Zef Doçi u plagos mbrëmjen e djeshme ndërsa ka qenë duke u kthyer nga një takim elektoral. Policia bën të ditur se është arrestuar një 27-vjeçar, si i dyshuar për plagosjen.

a.k/NOA

KOMENTE