English

Lëvizja Zgjohu: Kryebashkiaku ka lënë në harresë ankesat e qytetarëve

Tiranë, 3 prill 2011, NOA – Lëvizja Zgjohu ka reaguar në një formë simbolike sot ndaj moskomunikimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës me qytetarët e saj dhe moszgjidhjes së problemeve të përditshme të qytetarëve të lëna në harresë nga kryebashkiaku.

Përmes një kutie metalike që i ka humbur çelësi, dhe që simbolizon bashkinë e Tiranës, kryetari i lëvizjes Zgjohu, Zirkon Disha tha se ka mbetur mbyllur simbolikisht edhe komunikimi i qytetarëve me Kryetarin.

Kryetari i Lëvizjes Zgjohu në këtë reagim para Bashkisë së Tiranës theksoi se “jemi këtu për të treguar se kjo kuti ankesash vendosur nga Bashkia si mundësi komunikimi me qytetarët taksapagues është një farsë”.

Sipas Dishës kutisë në fjalë i ka humbur çelesi, duke evidentuar se ajo është jashtë funksionit ashtu si institucioni i Bashkisë së Tiranës që sipas tij nuk u shërben qytetarëve.

Disha tha se Bashkia e Tiranës po përdor taksat e qytetarëve dhe donacionet e ndërkombëtarëve për të paguar grevistë, demonstrues e për të bërë fushata elekotrale.

Duke iu referuar sloganit “Fajin e ka Saliu”, lëvizja Zgjohu bëri me dije se “Fajin e ka Lëvizja Zgjohu, se kjo kuti është vendosur në vendin që qytetarët

nuk mund ta aksesojnë, fajin e ka lëvizja Zgjohu që kësaj kutie i ka

humbur çelesi!”.

Me një gjest simbolik lëvizja Zgjohu i dhuron kryetarit Rama çelësin e kutisë së mbuluar nga pluhuri.

mit/NOA

KOMENTE