English

Libi, opozita mbështet sulmet ajrore, pavarësisht “incidentit”

Libi, 3 prill, NOA - Kryengritësit libianë do të vazhdojnë të mbështesin fushatën ajrore kundër caqeve të Gadafit, pavarësisht sulmeve të dyshuara të NATO-s, për të cilat opozita thotë se kanë vrarë 13 rebelë.

Aleanca tha se ka nisur hetimet për incidentin e raportuar në mes të qyteteve Axhdabia dhe Brega. Regjimi i Gadafit e ka refuzuar propozimin e opozitës për armëpushim, duke e quajtur atë “një gjë të çmendur”.

Luftimet ndërmjet mbështetësve të qeverisë dhe forcave kryengritëse kanë vazhduar në qytetet Misrata dhe Brega. Raportohet për disa civilë të vrarë në luftime.

NOA/RFE

KOMENTE