Meksikë, 3 prill, NOA - Afro 5,400 persona janë zhdukur që nga viti 2006 në Meksikë. Lajmin e bëri të ditur Komisioni meksikan i të Drejtave të Njeriut.
Sipas raportit janë regjistruar 8,898 trupa të vdekur, të cilat nuk janë indentifikuar. Shkaktarë të fatalitetit thuhet të jenë aksidentet në komunikacion, vrasjet dhe sëmundjet.
Komisioni tha se hetimet për të zhdukurit vazhdojnë.
NOA/RFE