English

Meta në Skrapar: Vota për kandidatët e “Aleancës për qytetarin”, vota e ndryshimit

Çorovodë, 3 prill 2011, NOA- Stacioni i radhës i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka qenë Çorovoda, ku ai ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” Nesim Spahiu.

Ai konsideroi si prioritet të koalicionit dhe të programit të tij, shtimin e mundësive për mirëqënien e qytetarëve si deh shtimin e vendeve të punës për të papunët.

Gjatë fjalës së tij ai tha se, në 8 maj zgjedhjet janë për qytetarin, jo për politikën dhe vota për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin” është votë për ndryshimin.

Ndër të tjera ai shtoi se në radhën e investimeve për zonën e Skraparit do të jetë edhe ndërtimi i rrugës Përmet-Skrapar. duke iu referuar kandidatit për kreun e bashkisë së Çorovodës, Meta e konsideroi Spahiun si alternativën më të mirë të koalicionit si dhe e konsideroi mundësinë më të mirë për qytetarët e Çorovodës.

a.y/NOA

KOMENTE