Prishtinë, 3 prill 2011, NOA- Behxhet Pacolli shprehet i vendosur për të mos lënë postin e Presidentit.
Gjatë një interviste dhënë për mediat kosovare ai është shprehur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen zyrtarisht nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës.
I kontestuar nga Gjykata Kushtetuese, Pacolli është shprehur se dorëheqja është një formalitet jo i detyrueshëm, fakultativ.
“Nuk ka kurrfarë domosdoshmërie për të dhënë zyrtarisht dorëheqjen, meqenëse unë faktikisht e respektova vendimin e gjykatës dhe nuk dukem më në zyrë, ndërsa procesi i zgjedhjeve presidenciale do të fillojë së shpejti nga e para”, u shpreh Pacolli.
Ndërsa lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e reja, ai theksoi se këtë gjë duhet ta vendosë koalicioni drejtues.
a.y/NOA