Tirane, 4 prill 2011, NOA- Dita e nesërme do te shoqerohet nga kushte atmosferike të mira, dhe do të shoqerohet nga moti i kthjellet.
Përjashtim nga keto kushte do te bejne vetem zonat malore te cilat do te kene here pas-here kalime vranesirash te lehta.
Shqiperia
Sipas MeteoALB, pjesa e dyte e dites do te vijoje me mot te kthjellime ne zonat e ulta dhe bregdetare, ndersa zonat malore pergjate kufirit lindor do te kene shtim te vranesirave te cilat do te gjenerojne shira te dobet dhe afat-shkurter.
Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet qe vranesirat dhe shirat te largohen gradualisht nga zonat malore dhe per pasoje kthjellimet do te dominojne ne te gjithe vendin.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes por mesdita do te sjelle 2-3 grade renie te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim veriperendimor, kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.
Europa
Europa veriore dhe veriperendimore do te dominohen nga vranesira dhe reshje te dendura shiu e debore, me te perqendruara do te jene ne Suedi e Norvegji.
Po ashtu me shira te konsiderueshme paraqiten vendet e balltikut ku problematike do te jene edhe stuhite e forta te eres.
Gjithashtu vranesira dhe shira me intensitet te larte do te kete ne zonen e alpeve dhe nje pjese te Europes Qendrore ndersa me kthjellime dhe vranesira kalimtare do te jete Europa jugore, Jugperendimore, dhe rajoni i Mesdheut.
Edhe gadishulli i ballkanit do te dominohet nga moti i kthjellet dhe temperatura te larta.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Vendet e Balltikut rrezikojne reshje shiu dhe stuhi ere
- Zona e Alpeve alarmon reshje shiu e debore dhe shkarkesa rrufesh
- Skandinavia do te mbete me debora e dendur dhe ere te forte
a.y/NOA