English

Pasqyra e Shtypit, 3 prill 2011

Tiranë, 3 prill, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 3 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor; “Pritë në Rrugë, plagoset në Lezhë kandidati i PD, përgjaktet fushata”, i cili flet për incidentin e ndodhur dje në komunën Balldre të Lezhës, ku mbeti i plagosur kandidati i koalicionit të djathtë.

Disa nga titujt e titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Tatimet, rekord në mars, 15 miliard lekë arkëtime”. “Basha kërkon votën e çamëve: Si do heq 60 taksa”, “Policia: Shpërthimin e makinës te Grada dhe atentatin e Tan Leprit i lidh një lejë ndërtimi”.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “Vjedhje në vilat vip të Gjirit të Lalzit”, i cili pasqyron detaje nga grabitja e kabllit elektrik në vilat e disa personaliteteve në Gjirin e Lalzit.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Rrëfimi i procesit të 2 prillit”, “Plumba makinës, plagoset kandidati demokristian. Lesi: Nuk di motiv tjetër veç atij politik”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullim “Zgjedhjet, demokrati: Hidri nuk desh të më vriste”, i cili pasqyron intervistën e kandidatit të PD-së në komunën Dajt, Besim Hidri.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Italia: 640 kg dorë erdhën nga Shqipëria”, “Shkodër, 20 vjetori, PS lule për 2 prillin, Berisha i vrau Alia-Ruçi”, “Ramiz Alia pse shkoi në SHBA më 20 shtator 1990”, “Farmacitë do të pezullojnë aktivitetin”.

Gazeta “Shqip”, hapet me titullin kryesor; “SHBA: 8 maji do të investigohet”, i cili flet për qëndrime SHBA-së në lidhje me ngjarjen e 21 janarit.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Barroso eviton vizitën ën Tiranë”, “Plagoset kandidati i PD në Balldre”, “Dashamir Shehi: Përse u tërhoqa nga gara për Tiranën”, “Metalurgjiku rrit numrin e të sëmurëve me kancer”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Islami: Rama humb Tiranë, lan duart edhe me PS”, i cili pasqyron intervistën e deputetit të PS-së , Kastriot Isalmi.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “2 prill 1991- 2 prill 2011, 20 vite demokraci”, “Kandidati i Dajtit: Nuk më ndalin dot bandat e rrugës”, “Kryegjyshata, bektashinjtë në zi shuhet Baba Reshat Bardhi”.

a.k/NOA

KOMENTE