Bulqizë, 3 prill 2011, NOA- Një i moshuar ka ngelur i plagosur rëndë si rrjedhojë e përplasjes nga një makinë.
Mësohet se i dëmtuari nga aksidenti është 70 vjeç, dhe sipas të dhënave paraprake flitet se ai është goditur nga automjeti në kokë.
Të pranishmit në vendngjarje e kanë dërguar të aksidentuarin menjëherë në spital, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje nga bluzat e bardha.
Fatmirësisht bëhet me dije se i moshuari është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht dëmtimeve të rënda të pësuara.
Ndërkaq nga ana e uniformave blu, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka nisur puna për zbardhjen e aksidentit, por paraprakisht flitet se i dëmtuari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga automjeti.
a.y/NOA