E diel, 3 prill 2011, NOA- Janë cilësuar si problematike dhe me rrezikshmëri për rajonin, deklaratat e Presidentit Serb, BorisTadiç.
Në një dalje për mediat diplomati austriak Wolfgang Petritsch, është shprehur se propozimet e Tadiç për Tiranën zyrtare, për të ndarë kufijtë në Ballkan, nuk sjellin asnjë dobi përveçse shkaktojnë trazira në rajon.
Sipas tij, deklarata të tilla dëmtojnë rëndë stabilitetin e rajonit, i cili nuk ka nevojë më për trazira të kësaj natyre.
“Unë nuk i di arsyet përse Tadiç ka bërë një deklaratë të tillë, për marketing para elektoratit apo për ndonjë çështje tjetër. Por sido që të jetë, këto deklarata rreth kufijve mund të interpretohen si një provokim dhe si një ftesë për luftë të re ballkanike”, është shprehur Petritsch.
Ndërsa negociatat dhe dialogu mes Serbisë dhe Kosovës sipas tij, është hapi më pozitiv që mund të ishte bërë për vendosjen e një komunikimi sa më paqësor mes dy vendeve.
a.y/NOA