Tiranë, 3 prill 2011, NOA- Eduard Shalsi akuzoi sërish qeverinë në emër të Partisë Socialiste, se ajo po u grabit të ardhmen qytetarëve.
Duke folur me banorë të njësisë nr. 9, ai u shpreh se trualli në këtë zonë që ishte i projektuar për tu ndërtuar një shkollë, ju rrëmbye banorëve nga pushteti Saliut.
“Ky truall që shihni është një vend ku u bë një projekt, u miratua një fond dhe banorët do të kishin një shkollë moderne 9 vjeçare dhe të mesme. Por Luli dhe Ruli e Saliu i tyre i rrëmbyen banorëve të ardhmen e fëmijëve të tyre. Nuk dimë kush e ka marrë, ndoshta ka rënë në duart e ndonjë fazlliçi për një euro. Kjo është fytyra e vërtetë e Lulit dhe e Saliut që të tjera gjëra ju thonë të tjera gjëra bëjnë”, u shpreh Shalsi para banorëve.
Në mbyllje të fjalës së tij deputeti socialist shtoi se, “Luli duhet ta kuptojë mirë: Kur ai të mësoj humbjen spektakolare, e dini se çdo të thotë? Fajin ma kishte Saliu.”
a.y/NOA