Angli, 3 Prill NOA - Maserati e Mario Balotellit është sulmuar duke pësuar dëmtime shumë të rënda. Autovetura e cila vlen 80 mijë sterlina, është transportuar më pas në një servis në Wigan, rreth 40 kilometër larg nga shtëpia e futbollistit, i cili luan me Manchester City dhe u riparua për vetëm dy ditë.
Me sa duket SuperMario nuk ka dashur të bëjë shumë publik këtë ngjarje dhe kjo duke parë që makina u çua për riparim nga një i njohuri i atletit, që nuk ka ngritur as denoncim madje.
“Një miku i afërt i Marios gjatë ditës së mërkurë solli në ofiçinë Maseratin. Mendoj se ai dëshironte që të mos flitej aspak për këtë ndodhi. Me sa duket Mario ka “bezdisur” dikë në Manchester dhe për këtë arsye i kanë shkatërruar makinën”, - tha një burim anonim për “Sun”.
r.b/NOA