Romë, 2 prill, NOA – Gjykata italiane ka dënuar me nga 14 vite burg dy qytetarë shqiptarë që vranë 7 vite më parë një bashkëkombasin e tyre. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personat e dënuar janë Ermal Ramaj e Arber Osmanaj. Atë janë dënuar për vrasjen e Skënder Kajnos. 7 vite më parë dy personat e kanë qëlluar 32 vjeçarin me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas vendimit të gjykatës arësyeja e vrasjes lidhjet me zonat e influencës në ushtrimin e prostitucionit dhe disa llogari të pashlyera mes shqiptarëve.
Skënder Kajno, 31 vjeç, zyrtarisht punonte në një magazinë dhe ndaj tij nuk ka pasur precedentë penal të mëparshmë.
Dy shqiptarët e dënuar ishin dorëzuar vet në polici tre vite më parë, pasi kishin qëndruar prej 4 vitesh në arrati, duke u fshehur në disa qytete italiane. Atyre u mbetet të vuajnë më pak se 10 vite, pasi procedura gjyqësore italiane u ka ulur dënimin për shkak të tre viteve të bëra në burg pa proces gjyqësor.
a.k/NOA