English

AKR, PDK-së: Votat për Pacollin, përndryshe dalim nga koalicioni

Prishtinë, 4 prill 2011, NOA – Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit i kërkon garanci PDK-së së Hashim Thaçit për arritjen e votave të mjaftueshme për rizgjedhjen e Behgjet Pacollit si presidenti i Kosovës në këmbim të vazhdimit të koalicionit qeveritar. Pasdite ashtu sikundër kanë njoftuar mediat kosovare mblidhet kryesia e AKR-së që në bazë të marrëveshjes së arritur pritet të marrë edhe një vendim për vazhdimin ose jo të koalicionit me PDK-në e Thaçit.

Ndërkohë edhe kreu i PDK-së Hashim Thaçi ka thirrur pasdite mbledhjen e partisë së tij për t`i dhënë përgjigje kërkesave të AKR-së.

Në rast se PDK nuk garanton votat për Pacollin, atëherë pritet që AKR ashtu sikundër ka paralajmëruar të dalë nga koalicioni qeveritar duke çuar Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare për të dytën herë brenda vetëm tre muajsh, nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

mit/NOA

KOMENTE