English

Barroso anashkalon Tiranën, Prishtinën e Beogradin për arsye logjistike

Bruksel, 4 prill 2011, NOA – Zyra e shtypit e presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso sqaron se arsyet e anashkalimit të Prishtinës, Tiranës dhe Beogradit nga turi i Barrosos në Ballkan nuk janë politike, por thjesht për motive teknike e për shkak të kohës.

Zyrtarët e kabinetit të presidentit të KE-së i kanë bërë të ditur agjencisë AIK “Presheva Jonë”, se vizita e presidentit të KE-së nis në 7 prill me vizitën në Zagreb, pastaj në Sarajevë, Podgoricë.

Edhe pse presidenti Barroso kishte deklaruar më herët në Gjenevë se në fillim të prillit do të gjendej në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd, sipas zyrtarëve pranë presidentit të KE-së në anashkalimin e këtyre tri qendrave nuk ka kurrëfarë motivesh politike, por thjesht motive logjistike dhe të kohës.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso do të zhvillojë gjatë kësaj jave një tur në Ballkan, ku do të takohet me zyrtarë të vendeve të ndryshme, tha Michael Karnitschnig, zyrtar në kabinetin e presidentit të KE-së në Bruksel.

n.m/mit/NOA

KOMENTE