English

Dyshime për një shqiptar të masakruar në Itali

Pavia, (Itali), 4 prill, NOA - Policia italiane dyshon se një trup i gjetur i masakruar dje në lumin Lambro në qytetin Pavia është me origjinë dhe shtetësi shqiptare.

Trupi i masakruar u gjet dje në ujërat e lumit Lambro nga ana e zhytësve italian, të cilët kanë gjetur copat e trupit, ndërsa pas eksprtimit të kryer është konstatuar se viktima i moshës 45-46 vjeçare është vrarë me thikë në zemër dhe më pas është copëtuar.

Nga analizat e para të policisë italiane, ka rezultuar se nuk bëhet fjalë për shtetas italian, por dyshimet më të mëdha janë se kufoma e masakruar mund të jetë me origjinë shqiptare, apo edhe rumune.

Policia dhe njësiti i zhytësve është duke kërkuar kokën e kufomës, e cila ende nuk është gjetur. Me gjetjen e kokës do të ofronim rrjetin e identifikimit të kufomës, njoftojnë ekspertët. Sipas policisë, kjo viktimë mund të jetë nga një “serial Killer”, ngase deri tani në Itali janë gjetur mbi 4 trupa, të cilat janë të copëtuar po në të njëjtën mënyrë. Supozohet që personi i gjetur të jetë i përfshirë në mafien e drogës apo prostitucionit. NOA/INA

KOMENTE