Kazakistan, 4 prill, NOA - Presidenti aktual, Nursultan Nazarbaev, e ka siguruar edhe një mandat pesëvjeçar në këtë post, pasi i mori pothuajse të gjitha votat në zgjedhjet presidenciale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se të dhënat e përkohshme tregojnë se 70 vjeçari Nazarbaev, ka fituar 95.5% të votave në zgjedhjet e djeshme.
Më herët, Komisioni kishte njoftuar se dalja në zgjedhje ishte afro 90%. Kandidatë në këto zgjedhje ishin edhe tre politikanë të tjerë, por të gjithë ata publikisht e kishin mbështetur Nazarbaevin, kështu që pjesëmarrja e tyre, kryesisht, shihej si simbolike.
Forcat politike opozitare në këtë vend kishin bërë thirrje për bojkot, duke thënë se votimi paraqet turp, pasi është e sigurt se do të rezultoi edhe me një mandat për presidentin aktual, i cili e udhëheq Kazakistanin për më tepër se 20 vjet, prej shkatërrimit të ish Bashkimit Sovjetik.
NOA/RFE