Tiranë, 4 prill, NOA - “Lulit i Saliut ka llogari për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës dhe atyre të gjithë Shqipërisë për të gjitha zullumet e bëra”.
Kështu, është shprehur kandidatja për njësinë nr.1 dhe njëherësh anëtarja e Kryesisë së PS-së, Lindita Nikolla në një reagim publik e gjendur mes banorëve të njësisë ku ai rikandidon.
Nikolla u shpreh se kandidati Basha duhet të japë së pari llogari se përse shiti territorin e Shqipërisë dhe mbi të gjitha, të japë llogari se përse vrau katër shqiptarë të pafajshëm në bulevardin e Tiranës.
“Edhe pas buzëqeshjes së shtirur edhe premtimeve gënjeshtare, kandidati i Saliut nuk do të mund të fshehë pamjen e të humburit. Pamjen e njerëzve që kanë humbur me kohë të drejtën për të qeverisur këtë vend dhe ca më shumë të drejtën për të kërkuar pëlqimin në këtë qytet”, tha ajo.
Duke përfunduar se “përpara se të kërkojë pëlqimin e qytetarëve në këtë qytet, qytetarët i kërkojnë Lulit të Saliut të japë llogari pse vodhi 200 mln euro nga taksat e shqiptarëve”.
“Qytetarët e Tiranës e dinë, ata kanë kohë që e prekin një të vërtetë. Një të vërtetë të vetme që është ajo e shërbimit pa dallim, ajo e shërbimit qytetar, njëlloj të gjithë të barabartë, të majtë apo të djathtë qofshin. Ndaj në 8 maj ata do të votojnë për Edi Ramën. Rruga e Edi Ramës dhe PS është e vetmja rrugë për shqiptarët”, përfundoi ajo.
n.e/NOA