Ky mocion mosbesimi ndaj Qeverisë ”Thaçi 2” kishte me qenë për herë të parë që ta fus Thaqin që ta provoi votën e fshehtë në Kuvendin e Kosovës, se deri më tani ai është votuar vetëm me aklamacion…
Nga Hysen Ibrahimi
Opozita në Kosovë, vetëm e bashkuar, pas vendimit të Gjykatës Supreme për shkelje kushtetutare, miratimin e buxhetit për Kosovën, blerjen e votave, mosrespektimin e propozimeve ndaj elektoratit etj, mund të kërkon një mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie në Kuvendin e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me VV-në dhe AAK-në, përmes një veprimi të përbashkët dhe të pjekur politik, gjithëmonë duke menduar për të mirën e vendit, pas të gjitha këtyre shkeljeve dhe quarjes së Kosovës në një humnerë edhe politike edhe okonomike, që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, lidhur me këto dështime të pa përgjegjshme dhe orientimin e vendit në rrugën e integrimit të nismës për arritjen e standardeve evropiane në jetën parlamentare dhe qeverisëse të vendit.
Kjo nisëm e mosbesimit, do të ishte pikërisht në kohën e dështimit të rëndë, por edhe para këtyreve duke filluar nga votat e vjedhura për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. Kjo inisiativë e partisë më të madhe opozitare LDK-së dhe me përkrahjen e VV-së dhe AAK-së, duhet të kenë parasyshë se Republika e Kosovës, ndodhet në një krizë të thellë dhe se shpresa e vetme e të gjithë shqiptarëve është që opozita e bashkuar ta rrëzoi këtë qeveri, e cila vërtetë imazhin e Kosovës e ka futur në vendet më të urryera, më të korruptuara në rang Ballkani, Europe dhe më larg.
Apeli për partitë opozitare për tu bashkuar dhe duke lën menjanë ndarjet dhe duke u bashkuar më fort se kurrë, ti qasen seriozisht mocionit të mosbesimit kundër kësaj qeverie dhe të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme të Kosovës.
Ky apel, vjen në amër të atyre qidnra e mijërave të varfërve që po luftojnë për bukën e gojës, e që po i shofim për çdo ditë nëpër mediat e Kosovës. Mërgata është e preokupuar me këtë gjendje dhe po e përjeton shumë rëndë.
Mocioni i mosbesimit, sigurisht se duhet hartuar e bazuar sipas opinionit qyetetarë të Republikës së Kosovës, sipas gjendjes së vështirë të popullatës dhe antarësisë së tyre dhe sipas gënjeshtrave të kësaj qeverie.
Opinioni i qytetarëve të Kosovës, e din më mirë, se Kosova është duke rrëshqitur drejtë izolimit politik edhe ekonomik në këtë rast nga Banka Monetare Ndërkombëtare. Kjo Qeveri, është ndeshë me të gjithë faktorët edhe nga mbrenda edhe nga jashtë, vetëm e vetëm për të realizuar planin e tyre tani të dështuar për të qeverisur.
Ky mocion mosbesimi ndaj Qverisë ”Thaqi 2” kishte me qenë për herë të parë që ta fus Thaqin që ta provoi ai votën e fshehtë në Kuvendin e Kosovës, se deri më tani ai është votuar vetëm me aklamacion.
Kryeminstri, do të vihet përballë mocionit të mosbesimit nga opozita e bashkuar si rrugë e vetme për rrëzimin e kësaj Qeverie.
Stockholm/Suedi 02-04-2011