English

Në rast se keni ngrënë shumë, evitoni kafen

SHBA, 4 prill NOA - Në rast se keni ngrënë shumë, madje në një fast-food dhe më pas mendoni të tresni ushqimin me një kafe, është më mirë që diçka të tillë ta evitoni.

Bazuar në një kërkim të Universitetit të Guelph, të publikuar në Journal of Nutrition, faktikisht, kjo pije i ndalon organizimit eliminimin e sheqernave në gjak në mënyrën më të mirë.

Studimi është drejtuar nga një grup subjektesh, të cilët imitojnë reagimet e trupit tonë pas një vakti dreke me ushqim të bollshëm, krahasuar me një fast-food.

Pas gjashtë orëve personave në fjalë iu dha një pije e sheqertë dhe më pas u mat niveli i sheqerit në gjak: ishte 32% më i lartë se sa personat që kishin ngrënë një vakt normal ushqimor.

r.b/NOA

KOMENTE