English

Pacolli anulon ceremoninë e dorëzimit të detyrës

Prishtinë, 4 prill, NOA - Zyra për informim e Presidencës së Kosovës bën të ditur se sot nuk do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të të detyrës së presidentit të Kosovës, ashtu siç ishte paraparë të mbahej sot në ora 10.

“Takimi i paraparë për sot në orën 10:00 në Presidencë nuk do të mbahet. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, që nga momenti i marrjes së sqarimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vazhdon të ushtrojë detyrën e Presidentit të vendit”, thuhet në njoftim.

NOA

KOMENTE