Tiranë, 4 prill 2011, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Dalipi kërkoi sot shkarkimin e Këshillit Kombëtar të Radio-Televizioneve. Dalipi akuzoi se KKRT-ja ka shkelur ligjin duke keqadministruar frekuencat e televizioneve.
Deputeti socialist tha para anëtarëve të komisionit të medias se KKRT-ja ka dhënë liçenca fiktive për disa televizione duke dëmtuar kësisoj konkurencën e lirë mediatike.
Deputeti Dalipi i kërkoi KKRT-së të publikojë transanksionet bankare për financimin e mediave, duke e argumentuar këtë me faktin se mediat po përdoren edhe për pastrim parash.
Këtë kërkesë deputeti socialist e bëri gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të medias, ku po shqyrtohej rezoluta për punën e KKRT-së.
mit/NOA