Tiranë, 4 prill, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku, Edi Rama ka shkuar për të vizuar Kryeinspektorin e Policisë Ndërtimore, Ardit Kaja në Spitalin Ushtarak.
Rama është nisur drejt spitalit pas marrjes së njoftimit për plagosjen dhe gjendjen shëndetësore. Pritet që kreu i PS-së të komentoj dhe ngjarjen për mediat.
Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Ardit Kaja u plagos sot rreth orës 09:30, me armë zjarri. Mendohet se Kaja është plagosur nga dy persona, të cilët janë larguar më pas me motor. Aktualisht ai ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.
Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor në Policinë Bashkiake dyshohet se është qëlluar me silenciator.
Sipas mjekësve Kaja është jashtë rrezikut për jetën.
a.k/NOA