English

Reflektim për vdekjen e një shqiptari

"Samir ishte shqiptar, nga i “lloj njeriu”, domethënë, që është antipatik për njerëzit e “mirë” dhe të “zakonshëm” në Itali. Për shumë kënd shqiptarët janë; të shëmtuar, të pisët dhe të këqij. Hajdut dhe përfitues. Ka nga ana që i urrejnë vetëm sepse janë dhe quhen shqiptarë"...

Nga Roberto Puglisi *

Lajmi i fundit nga George është një këmbë me mish të verdhë e të djegur që del nga çarçafi, në dhomën numër 3 në morgun e Civicias. Nuk kam kurajë të shoh më tej. Nuk kam fuqi të ngre sytë dhe të shoh fytyrën e djaloshit shqiptar që fshihet poshtë çarçafit të bardh të morgut. Pafuqi për të parë pushimin e tij të përjetshëm.

Roja i morgut është një burrë i ndjeshëm. “Shko ti, -më thotë, – unë nuk kam fuqi të të shoqërojë”. Mjafton një pjesë trupi për të parë dhe për t’u kthyer pas. Një këmbë është një histori e tërë. Roja preket edhe më tepër. “I shkreti! Çfarë fundi të kobshëm që pati”. Po, vërtetë, fund i tmerrshëm për George Semir, shqiptarit që i vuri flakën vetes si pasojë e depresionit që sjell mungesa e punës. Por kush e thotë se është kjo arsyeja? Policia po heton ende. Pas gjestit të tij ka thashetheme për probleme me padronin dhe për mos pagim të rrogës. Tek e fundit, kush mund ta dijë saktë, sot?

Dihet vetëm që për George sot nuk do t’ja dijë askush. Ai nuk mallëngjeu shpirtrat e ndjeshëm si shitësi ambulant maroken Nuredini në Paleromo, i cili kishte më shumë alternativa sesa ngjarja djaloshit shqiptar. Për 10 ditë frymëmarrja e George Semir ishte e vetme në spital, deri sa u shua. Tani mbeten për të bërë vetëm gjërat e bezdisshme burokratike. Në hyrje të morgut pret mjeku ligjor. Samir ishte shqiptar, nga i “lloj njeriu”, domethënë, që është antipatik për njerëzit e “mirë” dhe të “zakonshëm” në Itali. Për shumë kënd shqiptarët janë; të shëmtuar, të pisët dhe të këqij. Hajdut dhe përfitues. Ka nga ana që i urrejnë vetëm sepse janë dhe quhen shqiptarë. Ka të tjerë që i urrejnë sepse u ngjajnë me romët, nga që gjuha e gabimisht tyre u duket e njëjtë. Fytyra të rrudhura dhe një mjekër rebele. Fytyra, nga ato që janë gati të të presin fytin në vend. E megjithatë, unë kam njohur një herë një poet të sjellshëm shqiptar. Një, që arrinte t’i bënte me krah faqet e librave të tij. Dhe zemra e tij shkrihej në ato pak rreshta në letër.

Jashtë dhomës së morgut presin vëllezërit dhe kushërinjtë e Georges. Flasin me një italishte të komplikuar. Kuptohet menjëherë së kërkojnë drejtësi. Janë të lodhur nga dinjiteti i qenieve që mendojnë se të drejtat njerëzore janë në rend hierarkik. Duan të dinë gjithçka dhe kërkojnë që drejtësia të vihet deri në fund. Flasin për shfrytëzim, akuzojnë, denoncojnë. Thonë se fatkeqësinë e Seamir-it e dinin shumë persona në qytetin Viktoria dhe askush nuk e tregon. Respektojnë Omertën, ose kanë frikë. Janë pyetje që i kanë si plagë në shpirt, por nuk marrin balsam nga përgjigjet. Askush nuk do t’i dëgjojë. Askush nuk do t’u përgjigjet për të sqaruar gjërat si e bardha mbi të zezë. Janë shqiptarë, të shëmtuar, të pistë dhe të këqij. Ishte shqiptar edhe George. Shqiptare është dhe këmba e tij e djegur që dilte nga çarçafi i bardhë i morgut. Dhe gjithçka tjetër në atë dhomë ishte e zbehtë. George Semir ishte 33 vjeç kur ishte ende në jetë dhe ishte në fakt një fantazëm në këtë realitet .

*Artikulli është botuar në median italiane on-line livesicilia.it Përktheu A.K

KOMENTE