Florida, (SHBA) 4 prill, NOA - Tenisti serb, Novak Gjokoviç, ka triumfuar në turneun e hapur Soni Erikson në Floridë, pas fitores në finale kundër tenistit spanjoll, Rafael Nadal, me rezultat 2:1.
Kjo është fitorja e tij e 26 me radhë prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Ai në vitin 2011 ka arritur 24 fitore, pa humbje, dhe po synon ta kaloj rekordin e ish tenistit çek, Ivan Lendël, i cili në vitin 1986, kishte arritur 26 fitore pa disfatë.
Në listën e tenistëve më të mirë të botës, i pari ende është Rafael Nadal, ndërsa i dyti është Novak Gjokoviç.
NOA