English

Topi në Zall-Herr për 2-vjetorin e Shqipërisë në NATO

Tiranë, 4 prill, NOA – Presidenti i vendit Bamir Topi do të jetë sot i pranishëm në një ceremoni të veçantë që do të zhvillohet në në Komandën e Batalionit Special, në Zall – Herr, për 2 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi, do të jetë rreth orës 10:00 në këtë repart ushtarak dhe do të takojë nga afër efektiva të lartë të ushtrisë. Një pjesë e efektivave të këtij reparti kanë përfaqësuar vendin në misionet e NATOs-s.

Gjithashtu, Topi do të ndjekë një brifing, si dhe një stërvitje të trupave Komando.

a.k/NOA

KOMENTE