English

Vdes 55-vjeçari, përplaset nga furgoni

Librazhd, 4 prill, NOA - Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në akset nacionale. Novruz Toromani, 55 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një furgon, Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se 55 vjeçari ka qenë kaluar nga njëri krah i rrugës për në krahun e kundërt, në momentin që është goditur nga automjeti. Sipas dëshmive të të pranishmëve 55-vjeçari kishte dalë nga një lokal dhe mendohet se ishte në gjendje të dehur.

Kjo ka bërë që 55-vjeçari të mos e vërë re furgonin që afrohej. Ndërkohë që dhe shpejtësia e madhe e mjetit e ka bërë të pamundur frenimin para përplasjes.

Drejtuesi i automjetit me targa TR 0959M është shoqëruar nga policia në komisariat për të sqaruat detajet e aksidentit.

a.k/NOA

KOMENTE