English

Alzheimer, zbulohen pesë gjene të reja që shkaktojnë sëmundjen

SHBA, 5 Prill NOA - Një hap shumë i rëndësishëm është kryer në drejtim të kuptimit të varianteve gjenetike që mund të shkaktojnë Alzheimer. Zbulimi i detyrohet dy kërkimeve të gjata që janë çuar në përfundim nga skuadra amerikane dhe evropiane të cilat janë vënë në zbatim mes mijëra personash.

Janë 5 gjenet e reja (ABCA7, MS4A, EPHA1, CD2AP dhe CD33) të cilët mendohet të jenë tepër të rëndësishëm në shpërndarjen e një prej sëmundjeve më të përhapura në mbarë botën.

Midis 85 viteve nga kjo sëmundje mund të preken, një femër në pesë të tilla dhe një mashkull në dhjetë.

Kërkimi evropian, i cili do të publikohet shumë shpejt në revistën Nature Genetics, ka analizuar 19 mijë pacientë dhe 32 mijë persona të shëndetshëm.

Rezultatet më pas u konfrontuan me njëri tjetrin dhe më pas u analizuan nga 40 universitete amerikane, të cilat kanë punuar mbi 11 mijë subjekte të prekur nga kjo sëmundje.

r.b/NOA

KOMENTE