Uashington, 5 prill, NOA – Rikandidimi i presidentit amerikan, Barak Obama, për postin e kreut të ri të Shteteve të Bashkuara tashmë është jo më një aludim, por një lajm zyrtar.
Ai u bë me dije nga vetë ai, pasi ka njoftuar se po kërkon një mandat tjetër katërvjeçar dhe fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Presidenti Obama konfirmon se po paraqet dokumentet që kërkohen nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve për të filluar të kërkojë donacione për fushatën e tij për vitin 2012.
Duke patur besim se do të mbështetet nga administrata e tij për të mbrojtur arritjet e arritura deri tani së bashku.
Karriera presidenciale e Obamës nisi para 4 vitesh, kur ai së bashku me Hillari Klintonin, ishin dy kandidatët kryesore për të drejtuar Amerikën.
Ardhja e tij në pushtet u cilësua si një revolucion në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pasi ishte i pari president me ngjyrë në histori, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
n.e/NOA