Kamëz, 5 prill, NOA – Qeveria do të vazhdojë të lëvrojë investime në të gjitha universitet e vendit, në mënyrë që ata të kenë laboratorë modernë dhe kushte të tjera të domosdoshme për mësimdhënien.
Një premtim të tillë, kryeministri Berisha e ka bërë mëngjesin e sotëm gjatë ceremonisë së inaugurimit të mjediseve të reja të Universitetit Bujqësor në Kamëz.
“Universitetet po pësojnë transformime të ndejshme, ju duhet të udhëhiqni kërkimin shkencor në bujqësi, në këtë fushë themelore për zhvillimin e vendit”, theksoi Berisha para studentëve dhe pedagogëve të këtij universiteti.
Duke shtuar më tej se stafi pedagogjik duhet të punojë më shumë për arritjen e standardeve në cilësinë e përgatitjes së studentëve.
Gjithashtu, kryeministri nuk la pa përmendur as prioritetin e qeverisë së tij, që është ajo e kultivimit të drurëve arorë dhe ullinjve në të gjithë vendin.
Berisha theksoi se tjetër përparësi e qeverisë është edhe kultivimi i drurëve arror të cilat sipas tij kanë një treg të pashtershëm. "Shqipëria është një vend i vogël, por është vend me potenciale të mëdha në këtë fushë”, theksoi Berisha lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA