Melburn, 5 Prill NOA - Rripi i sigurimit i ka shpëtuar jetën një gruaje nga Melburni në Australi, e cila ra nga kati i gjashtë i një parkimi shumëkatësh.
Diçka e tillë ndodhi pasi ajo kishte kaluar barrierën e sigurisë dhe si rrjedhojë përfundoi në rrugë duke rënë nga 30 metër lartësi.
Ekipet e shpëtimit gjetën makinën të dëmtuar rëndë në pjesën e pasagjerit, me gruan në fjalë e cila mbahej vetëm nga rripi i sigurimit në sediljen e saj.
Shoferja, një 41 vjeçare u shtrua menjëherë në spitalin më të afërt, ku kishte pësuar një çarje në kokë dhe lëndime të mundshme të shtyllës kurrizore.
r.b/NOA