SHBA, 5 Prill NOA - Ti shkruash lirshëm miqve në Facebook mund të kushtojë shtrenjtë. Në SHBA diçka e tillë mund të kushtoje madje dhe vendin e punës.
Diçka e tillë ka ndodhur në një shkollë të Paterson, në New Jersey, e cila u shkarkua nga presidenti i saj pasi kishte kritikuar online studentët e saj.
Gruaja në fjalë, të cilës ende nuk i dihet emri, ka njoftuar kohë më parë në këtë rrjet social tepër të njohur se ndihej si një “roje e cila ruante të gjithë kriminelët e ardhshëm të mundshëm”.
Fraza, që ishte e destinuar për “miqtë e saj të Facebook”, në një farë mënyre u përhap, ku u lexua nga përgjegjës më të lartë, nga prindërit e studentëve, të cilët menjëherë e kërkuan shkarkimin e saj nga detyra.
Momentalisht e gjithë ngjarja ka kaluar në duart e gjykatësit.
r.b/NOA