English

Gadafi: Ejani të diskutojmë për ndryshimet në vend, por s’e lë karrigen

Tripoli, 5 prill, NOA – Libia është gati për të diskutuar mbi reformimit e sistemit të saj politik, por ama me kushtin absolut: Që kolonel Muamar Gadafi të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.

Ky ka qenë reagimi më i fundit që ka mbërritur nga qeveria e Libisë, përmes një njoftimi të posaçëm.

Sipas tij, Gadafi duhet të qëndrojë në pushtet, kjo është e padiskutueshme dhe pastaj mund të diskutohet se çfarë duhet të ndryshohet në këtë vend. Në këtë mënyrë, Gadafi premton gjetjen e një zgjidhje politike, e cila do t’u jepte fund luftimeve në vend, por ama nuk tërhiqet nga pozicioni i tij i drejtimit të Libisë.

n.e/NOA

KOMENTE