Tiranë, 5 prill 2011, NOA – Policia e Rinasit arrestoi sot Marin Kokën i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave katër vjet më parë. Kanë qenë uniformat blu të komisariatit të Policisë në Rinas që vunë në pranga 33-vjeçarin Marin Mark Koka, i lindur dhe banues në Mamurras.
Koka akuzohet për vrasjen për motive të dobëta të dy personave në vitin 2007.
Policia bën me dije se i kërkuari Marin Koka ishte kthyer në kategorinë Deportiv, qarkullonte me emrin e rremë Klinton Çomo.
I paraqitur në mjediset e aeroportit me këtë emër të rremë Marin Koka nuk ka mundur t’i shpëtojë zbulimit dhe identifikimit të tij nga autoritetet aeroportuale.
mit/NOA