English

Krimi në familje godet sërish, i biri vret të atin

Fier, 5 prill 2011, NOA – Krimi në familje ngre rishtas krye. Një krim i rëndë ka ndodhur sot në një familje në Fier ku djali ka vrarë të atin me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mbrostar Ferko” të Fierit në orët e pasdites.

Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se autori i vrasjes është 42-vjeçari Aleko Rrapi, i cili ka vrarë me sende të forta babanë e tij rreth të 80-ve Koli Rrapi.

Policia e Fierit ka mbërritur pas vrasjes në banesën e familjes Rrapi dhe ka ndaluar djalin vrasës, Aleko Rrapin, i cili është me të meta mendore.

Kjo ngjarje e rëndë i bashkohet vrasjeve të shumta që kanë cënuar familjet shqiptare në zona të ndryshme të vendit.

mit/NOA

KOMENTE