English

Libi, rebelët nisin tregtinë e naftës

Libi, 5 prill, NOA - Një transportues nafte ka ndaluar në qytetin libian të Tubrukut për të marrë ngarkesën e parë të naftës që po eksportohet nën mbikëqyrjen e trupave anti-qeveritare.

Besohet se anija do të udhëtojë drejt Katarit, vend ky që ka njohur këshillin e opozitës si të vetmin përfaqësues legjitim të Libisë.

Kjo është dhe hera e parë që një sasi nafte del nga ky vend pa kaluar në kanalet e përdoruara nga Gedafi dhe pushteti i tij.

NOA/RFE

KOMENTE