English

Në Manastir konferencë sigurie mbi Ballkanin, nuk ftohen Kosova dhe Shqipëria

Manastir, 5 prill, NOA - Me organizim të ministrisë së Brendshme dhe Fakultetit për Sigurim, muajin e ardhshëm në Manastir do të mbahet konferenca shkencore mbi sigurinë në Ballkan.

Në këtë konferencë që do të mbahet më 27 dhe 28 maj të këtij viti janë ftuar përfaqësues të qeverive dhe profesor universitar nga Serbia, Kroacia, Rumania dhe Republika Srpska, ndërsa nuk është ftuar asnjë përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova.

Pjesëmarrës në konferencën e Manastirit do të jenë edhe përfaqësues të lartë të dikastereve të sigurisë. Takimi mbahet jashtë vëmendjes së mediave, ndërsa informacione të brendshme bëjnë të ditur se ndër temat e konferencës do të jetë krimi i organizuar, korrupsioni por edhe “kriminaliteti dhe mafia shqiptare”.

Përfaqësues shqiptarë në qeveri theksojnë se nuk kanë njohuri për një konferencë të tillë, mirëpo ata theksojnë se do të njihen me përmbajtjen e saj, pasi që sipas tyre bëhet fjalë për një takim ndërkombëtar.

INA/NOA

KOMENTE