English

OSBE: Hungaria ta ndryshojë sërish ligjin e mediave

Budapest, 5 prill, NOA – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, kërkon për Hungarinë që të kryejë ndryshime të plota në ligjin për median.

Pas debateve që kanë përfshirë këtë vend mbi këtë ligj, tashmë ka mbërritur vetë OSBE në pikën që t’u bëjë thirrje autoriteteve hungareze për të ndryshuar ligjin në fjalë.

Kjo, megjithëse parlamenti hungarez miratoi në fillim të marsit modifikimet e ligjit për mediat dhe një kushtetutë për mediat.

Sipas OSBE-së, ndryshimet dhe korrigjimet e ligjit për mediat nuk mjaftojnë për të garantuar lirinë e shtypit.

“Duhen ndryshime të mëtejshme për mbrojtjen e lirisë së shtypit, e nëse këto nuk realizohen, do të merren masa. Pasi ligji mund të vazhdojë të përdoret për të shtypur mendimet dhe qëndrimet që nuk i pëlqejnë qeverisë”, pohon OSBE në deklaratën e saj.

n.e/NOA

KOMENTE