English

Parashikimi i motit për nesër, 6 prill 2011

Tiranë, 5 prill, NOA - Vendi ynë nesër do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zonat Veriore dhe Qendrore, por me vranësira të dendura, të shoqëruar me shira të dobët në Jug të territorit.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijoje me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore, të cilat do të dominohen nga kthjellime, vranësira dhe shira lokale. Më të theksuara vranësirat dhe shirat do të jenë në juglindje të vendit. Gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat të largohen nga juglindja, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit në mëngjes do të pësojnë 2 grade rritje në Jug, por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryje e lehte në tokë dhe mesatare në det më shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë 2 ballë.

Moti në Europë

Europa Perendimore dhe veriperëndimore do të mbeten në kushtet të paqëndrueshme atmosferike, pasi vranësirat dhe shirat do të jenë prezent edhe gjatë ditës së nësërme. Ishujt Britanikë do të përjetojnë serish vranësira dhe shira intensive. Problematike nesër situata do të jetë edhe ne vendet e Balltikut, ku do të ketë rrebeshe shiu të shoqëruar me stuhi të forta erë.

Me reshje shiu e dëbore do të jenë edhe vendet Nordike, ku me intensitet më të lartë do të bien në Suedi. Ndërsa Europa Jugperëndimore, Qendrore si edhe rajoni i Mesdheut do të dominohen nga moti i kthjellet dhe temperatura të larta për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Britania rrezikon rrebeshe shiu dhe stuhi ere; Gjermania rrezikohet nga mjegulla e dendur ne akset rrugore, si dhe Finlanda do të mbetet me reshje shiu dhe dëborë.

a.k/NOA

KOMENTE