English

Pasqyra e Shtypit, 5 prill 2011

Tiranë, 5 prill, NOA - Tiranë, 1 prill NOA – EDICIONI I PARË- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 5 prill 2011. Informacioni në këtë rubrikë është i programuar në dy edicione. Edicioni i dytë do të publikohet në orët në vijim.

Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al

E përditshmja “Standard”, hapet me titullin kryesor; “Berisha: Së shpejti rritje e re pagash dhe pensionesh”, i cili flet për deklaratat e kreut të qeverisë për të rritur pagat.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “2 vite në NATO, Shqipëria, më e sigurt në rajon”, “Ristani PS: Plotësoni vendet vakante”, “Frika nga humbja, PS shfaq agresivitet ndaj LSI”, “Dafina Zeqiri: Kam bërë operacion hundën dhe gjoksin”.

Gazeta “Koha Jonë”, hapet me titullin kryesor; “Fushata e Ramës, në vend të ideve, shpifje dhe përbaltje”, i cili pasqyron qëndrimin e djeshëm të Partisë Demokratike në lidhje me programin e PS-së dhe akuzat që po i bëhen mazhorancës në këtë fushatë elektorale.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Basha, plan për zgjidhjen e strehimit”, “Tiranë, plagoset me armë drejtori i Ndërtimores së Bashkisë, reagon Rama dhe LSI”, “Premtimi, Berisha gati rritja e pagave dhe pensioneve”. “Hysni Milloshi: Unë përballë Ramës për kryebashkiak”.

E përditshmja “Ballkan” hapet me titullin kryesor; “Hoqi falmujt, plumba mbi kreun e ndërtimorëe”, i cili flet për atentatin që ju bë dje Drejtorit të Inspektoriatait Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Ardit Kaja.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete jenë; “Dokumente sekrete, si e vuri në lojë SHIK-un supermashtruesi kroat”, “Ministria e Shëndetësisë shpall vendet vakante për mjekët”, “Kristo Frashëri: Greqia synon Jugun e Shqipërisë”, “KQZ, Ristani kërkon kthimin e opozitës”.

E përditshmja “Metropol” hapet me titullin kryesor; “Rritet tensini, akuza për atentate me silenciator”, i cilit flet për incidentin e ndodhur dje në Tiranë më punonjësin e bashkisë dhe replikat PS-LSI.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është dhe kandidimi i kryetarit të Partisë Komunistë për bashkinë e Tiranës. “Hysni Milloshi kandidon për Tiranën”. Një tjetër artikull është dhe; “Universitetet, degët që ulin dhe rritin pranimet”.

E përditshmja “Republika” ka si argument kryesor të ditës së sotme; ‘Treg ushqimor me puseta hapur”, i cili flet për gjendjen e tregjeve në kryeqytet dhe kushtet higjenike.

Disa tituj të tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë: “I jepet lamtumira e fundit Kryegjyshit botëror”, “Bursat jashtë vendit , kriteret e aplikimit për çdo nivel”, “Basha në Njësinë Nr. 9: Strehim dhe punësim”.

a.k/NOA

KOMENTE