Kalifornia, 5 Prill NOA - I dedikuan një yll në bulevardin e famshëm të “Walk Of Fame” dhe bëhet fjalë për aktoren e famshme Penelope Cruz, e cila tashmë është duke u përgatitur për të rimarrë postin e saj që i takon në botën e kinemasë.
Megjithatë ajo vjen pas lindjes dhe fiziku i saj duhet thënë se është akoma ai i një mamaje të re.
Në një shëtitje me bashkëshortin e saj Javier Bardem faktikisht, aktorja me origjinë spanjolle, ka veshur një fustan që vë në pah të gjithë format e saj të fizikut dhe duhet thënë se ajo mbetet sërish një ndër aktoret më tërheqëse të hollivudit.
r.b/NOA