English

Përleshje në Bregun e Fildishtë, lufta ende vazhdon

Abixhan, 5 prill, NOA –Abixhani, kryeqyteti i Bregut të Fildishtë, është kthyer sërish në një arenë luftimesh ditën e sotme.

Siç raportojnë mediat e huaja, forcat e presidentit Alasane Ouatara dhe atij në largim, janë përleshur sërish me njëra-tjetrën.

Vetëm para dy ditësh, të paktën 800 persona u raportuan si të vrarë nën efektin e dhunës në qytetin e Duékoués, të Bregut të Fildishtë perëndimor.

Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Franca dhe Unioni Afrikan i kanë bërë thirrje Gagbos të japë dorëheqjen menjëherë.

Kurse Agjencia e kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, raportoi se janë mëse 450 mijë të larguar nga territori i Bregut të Fildishtë.

n.e/NOA

KOMENTE