English

Rama: Në 8 maj qytetarët do i kërkojnë Saliut llogari me votë

Tiranë, 5 prill 2011, NOA- Kryebashkiaku i Tiranës, njëherësh kandidati i opozitës par ta rifituar këtë post, Edi Rama, gjatë ditës së sotme u ndal në një takim me banorët e njësisë nr.3 në kryeqytet.

Gjatë fjalës së mbajtur me banorët e zonës, ai u shpreh se vota në 8 maj do të jetë votë për vetveten.

“ Votën nuk do ma jepni mua, do ia jepni vetes suaj. Vota për veten tuaj është vota për PS. PS është e vetmja rrugë. Rruga tjetër është rruga e vrasjeve, e grabitjeve e rrenave. Tirana nuk e pranon këtë rrugë. E rëndësishme është të fitojnë qytetarët. Të fitojnë njerëzit që kanë hall e një mijë e një probleme, të dalin nga varfëria e papunësia. Në 8 maj duhet t’i kërkoni llogari me votë Saliut për ujin, për dritat, për pensionet, për ilaçet, për vrasjet, për vjedhjet, për rrenat”, deklaroi Rama.

Lidhur me pamundësitë e qytetarëve për të blerë kryebashkiaku tha se, “Po ç’lek të ketë sa ka Sali. Ku ka Sali s’ka lekë, i merr Saliu të gjitha.”

Ndër të tjera ia u premtoi qytetarëve se, programi i zhvillimit është i detajuar hap pas hapi dhe transformimet vazhdojnë kudo.

Sipas tij këto përmirësime do të vazhdojnë edhe më shumë kur të çlirohet këshilli bashkiak nga Saliu dhe Iliri.

Kandidati për tu rizgjedhur si i pari i Tiranës u tha qytetarëve se vizioni i tij për kryeqytetin është ndërtimi.

a.y/NOA

KOMENTE