English

Xhixho: Programi ynë rrit mundësinë për vende pune

Tiranë, 5 prill 2011, NOA-Erisa Xhixho, kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” për kryetare të minibashkisë nr. 5 në Tiranë, ka zhvilluar disa takime me banorë në rrugën “Komuna e Parisit”.

Duke u ndeshur me shqetësimet e qytetarëve për taksat e biznesit, Xhixho premtoi se mbështetja ndaj biznesit dhe ulja e taksave do të jetë prioritet i saj kur të vijë në krye të minibashkisë nr.5.

Lidhur me infrastrukturën, ajo theksoi se rregullimi i infrastrukturës që duket si diçka e vogël, por që është shumë e rëndësishme për banorët, do të modernizohet falë investimeve që janë parashikuar.

Ndërsa të rinjve të zonës ajo u premtoi se, “Ne kemi një projekt të rëndësishëm në programin tonë elektoral, që është mbështetjes financiare të bizneseve të vogla nëpërmjet kredive të buta në mënyrë që të hapim sa më shumë vende pune. Kjo politikë ka rezultuar e suksesshme në të gjitha qytetet evropiane ku është përdorur dhe të jenë të sigurt se do të japë efektin e saj edhe këtu në Tiranë”.

Xhixho shtoi se LSI ka plan për hapjen e 2 mijë bizneseve të vogla ne Tiranë.

a.y/NOA

KOMENTE